Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj lexon kërkesat: Rama dorëheqje, qeveri teknike 12-mujore

Qendra Info by Qendra Info
23/06/2026
in Lajme
0
Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj lexon kërkesat: Rama dorëheqje, qeveri teknike 12-mujore
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e 23-të të protestës para Kryeministrisë në Tiranë, ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, në emër të grupit koordinues të protestës, paraqiti kërkesat kryesore të protestuesve, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë qeverisë.

Sipas Goxhajt, kërkesa e parë dhe e panegociueshme mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe qeverisë. Kërkesa e dytë është krijimi i një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Ai prezantoi edhe kërkesën e tretë, e cila lidhet me ndryshime kushtetuese që do të miratoheshin përmes referendumit popullor, duke përfshirë:

  • ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
  • ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme;
  • kufizimin e mandatit të kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës.

Protestuesit ritheksuan gjithashtu kërkesat e mëhershme:

  • anulimin e ndryshimeve për zonat e mbrojtura;
  • anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore;
  • shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”;
  • shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Goxhaj deklaroi se synim i protestës është edhe hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila, sipas tij, do të përpilohet pas konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga vetë protestuesit.

Në këtë deklaratë u vu re mungesa e plotë e referencave ndaj Sali Berisha, ndryshe nga protestat e mëparshme ku turma kishte drejtuar kritika edhe ndaj tij. Ende mbetet e paqartë se kë përfaqëson zyrtarisht grupi koordinues, pasi organizatorët nuk janë bërë publikë.

Nuk vonoi as reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili e lidhi Goxhajn me qëndrime pro-Iranit, duke iu referuar postimeve të tij të mëparshme në rrjete sociale.

“Mos harroni çfarë ju kam thënë që në fillim: dy fitues do të dalin nga kjo protestë – Partia Socialiste, që do të bëhet më e fortë, dhe qeverisja jonë, që do të përmirësohet ndjeshëm”, shkroi Rama.

Ndërkohë, një nga nismëtaret e protestës, Luciana Kokaj, banore e Rrjollit, deklaroi se misioni i protestuesve mbetet largimi i klasës aktuale politike dhe pastrimi i vendit nga korrupsioni dhe keqqeverisja.

Related

Previous Post

KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Next Post

Botërori 2026: Haaland shkëlqen me dopietë, Norvegjia kalon në 1/16-at; Franca mposht Irakun, Mbappé i afrohet Messit

Next Post
Botërori 2026: Haaland shkëlqen me dopietë, Norvegjia kalon në 1/16-at; Franca mposht Irakun, Mbappé i afrohet Messit

Botërori 2026: Haaland shkëlqen me dopietë, Norvegjia kalon në 1/16-at; Franca mposht Irakun, Mbappé i afrohet Messit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.