Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 22 prill 2026, duke përcaktuar nivelin e ri të çmimeve në tregun vendor.
Sipas vendimit zyrtar, çmimet janë si vijon: nafta (dizel) do të shitet deri në 1.65 euro për litër, benzina deri në 1.39 euro për litër, ndërsa gazi deri në 0.88 euro për litër.
Këto çmime kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 e ditës së sotme dhe janë të detyrueshme për të gjitha pikat e shitjes në territorin e Kosovës.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që në rast të shkeljeve apo abuzimeve me çmimet, të raportojnë përmes kanaleve zyrtare të ministrisë, duke theksuar se monitorimi i tregut do të jetë i vazhdueshëm.
Ky vendim vjen në një kohë të luhatjeve të vazhdueshme në tregjet ndërkombëtare të energjisë, duke reflektuar drejtpërdrejt edhe në çmimet vendore.

