Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria Rama miraton bonusin për pensionistët, 5 mijë lekë shpërblim për mbi 780 mijë përfitues

Qendra Info by Qendra Info
01/07/2026
in Lajme
0
Qeveria Rama miraton bonusin për pensionistët, 5 mijë lekë shpërblim për mbi 780 mijë përfitues
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa protestat kundër qeverisë së Edi Rama vijojnë prej javësh në kryeqytet, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpërblimin financiar të pensionistëve dhe kategorive në nevojë.

Sipas vendimit të qeverisë, të gjithë përfituesit e pensioneve të pleqërisë, invaliditetit, pensioneve familjare dhe pensioneve sociale do të marrin një bonus prej 5 mijë lekësh gjatë muajit korrik 2026.

Përfitues të këtij shpërblimi do të jenë gjithashtu kategori të veçanta të përcaktuara me ligj, përfshirë:

  • pensionistët që kanë punuar në miniera nëntokësore,
  • ish-ushtarakët me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi,
  • veteranët e LANÇ-it,
  • përfituesit e trajtimeve të veçanta financiare,
  • si dhe kategori të tjera të mbuluara nga legjislacioni për sigurimet shoqërore.

Sipas dokumentit zyrtar, të drejtën për bonus e kanë edhe personat që kanë fituar statusin e përfituesit deri më 30 qershor 2026, përfshirë këtë datë. Çdo person do ta përfitojë bonusin vetëm një herë, edhe në rastet kur përfiton nga më shumë se një skemë.

Kostoja totale e këtij vendimi llogaritet në rreth 3.913 miliardë lekë, ku:

  • 3.886 miliardë lekë janë dedikuar për shpërblimet,
  • ndërsa 27 milionë lekë për shpenzimet administrative.

Fondi do të mbulohet nga llogaria speciale “Fondi i pensioneve” pranë Banka e Shqipërisë.

Pagesat do të kalojnë në llogaritë e pensionistëve gjatë korrikut 2026. Në rast se pagesa nuk realizohet brenda muajit korrik, ajo mund të tërhiqet deri më 31 dhjetor 2026, pas së cilës shpërblimi parashkruhet.

Vendimi vjen në një moment politik të tensionuar, teksa mijëra qytetarë vijojnë protestat në Tiranë me kërkesa kundër qeverisë dhe me thirrjen kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Administrimi i fondit dhe shpërndarja e bonusit do të realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare dhe bankat e nivelit të dytë.

Related

Previous Post

Gjykata Supreme rrëzon Trumpin për shtetësinë sipas vendlindjes, SHBA ruan parimin e ius soli

Next Post

NAD+ dhe menopauza: Si mund të ndihmojë “molekula e energjisë” gratë pas moshës 40 vjeç

Next Post
NAD+ dhe menopauza: Si mund të ndihmojë “molekula e energjisë” gratë pas moshës 40 vjeç

NAD+ dhe menopauza: Si mund të ndihmojë “molekula e energjisë” gratë pas moshës 40 vjeç

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.