Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Qeveria shpall “emergjencë” për mbeturinat, ndan 1 milion euro dhe paralajmëron gjoba për komunat

Qendra Info by Qendra Info
20/05/2026
in Lajme
0
Qeveria shpall “emergjencë” për mbeturinat, ndan 1 milion euro dhe paralajmëron gjoba për komunat
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar masa emergjente për menaxhimin e mbeturinave, duke e cilësuar situatën në vend si serioze dhe shqetësuese për mjedisin dhe shëndetin publik.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministren në detyrë të Mjedisit, Fitore Pacolli, prezantuan të martën pakon qeveritare kundër mbeturinave, për të cilën janë ndarë 1 milion euro.

Kurti tha se sektori i mbeturinave po përballet me mangësi serioze dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

“Situata me mbeturina është bërë serioze. Kemi një emergjencë në sektorin e mbetjeve dhe për ta adresuar atë duhet masa emergjente”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, paketa synon largimin e 500 deponive ilegale në të gjithë Kosovën, si dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale për menaxhimin e mbetjeve.

Ai bëri të ditur se Qeveria ka përgatitur edhe projektligjin e ri për mbeturinat, por miratimi i tij mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së Kuvendit funksional.

Kurti theksoi se ndërhyrja do të fokusohet në zonat ku hedhja ilegale e mbeturinave paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për qytetarët dhe mjedisin, ndërsa paralajmëroi edhe forcim të inspektimit.

Ndërkohë, ministrja Fitore Pacolli paralajmëroi masa të ashpra ndëshkuese, përfshirë edhe ndaj komunave që nuk kryejnë obligimet e tyre.

“Nëse komunat nuk performojnë sipas standardeve të vendosura, do të përdoret shkopi – ndëshkimi i rreptë financiar ndaj tyre”, deklaroi Pacolli.

Sipas saj, nga sot nis rritja e patrullimeve në terren, shtimi i inspektorëve dhe zbatimi pa kompromis i sistemit të gjobave për ndotësit.

Qeveria synon që përmes kësaj pakete të vendosë kontroll më të fortë institucional mbi një problem që prej vitesh mbetet ndër sfidat më të mëdha mjedisore në vend.

Related

Previous Post

MINT publikon çmimet e reja të derivateve, dizeli shtrenjtohet në 1.63 euro për litër

Next Post

Kurti: Asnjëherë s’ka pasur më shumë presion ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Serbe

Next Post
Kurti: Asnjëherë s’ka pasur më shumë presion ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Serbe

Kurti: Asnjëherë s’ka pasur më shumë presion ndaj serbëve të Kosovës për ta votuar Listën Serbe

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.