Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Rama godet VV-në për “Ishullin Urban”: “Kush po don me pa Kosovën si Kandahar, tregojuni qytetarëve”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
26/08/2026
in Category
0
Rama godet VV-në për “Ishullin Urban”: “Kush po don me pa Kosovën si Kandahar, tregojuni qytetarëve”
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po pengon projektet zhvillimore në kryeqytet, duke kërkuar nga Vetëvendosje të tregojë se kush ka urdhëruar ndalimin e punimeve.

Rama i është referuar edhe një dokumenti të përfshirë në aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj të akuzuarit për spiunazh në favor të BIA-s serbe, Fatmir Sheholli.

Sipas aktakuzës, përshkruhet një plan që synonte destabilizimin e Kosovës përmes radikalizmit fetar dhe përçarjes së shqiptarëve me diasporën. Në të përmendet edhe synimi që, pas 20 vitesh, “Kosova të duket si Kandahari”, me qëllim ndryshimin e perceptimit ndërkombëtar ndaj Kosovës.

Duke iu referuar kësaj, Rama ka ngritur pyetjen: “Kujt po i shërben kjo bllokadë? Kujt po i pengon zhvillimi i Kryeqytetit? Dhe kush po don me e pa Kosovën si ‘Kandahar’?”

Rama ka thënë se, përveç sheshit “Xhorxh Bush”, është bllokuar edhe projekti “Ishulli Urban”, i cili, sipas tij, lidh rreth 30 mijë banorë të Arbërisë me qendrën e Prishtinës.

Ai ka përmendur 20 majin 2026 si datën kur, sipas tij, janë ndaluar punimet, ndërsa më 5 qershor është miratuar akti ligjor.

“Tregoni qytetarëve të Prishtinës, mbi çfarë baze i ndalët punimet? Me urdhër të kujt i vendosët shiritat?”, ka shkruar Rama.

Kryetari i Prishtinës ka shkruar se Komuna do të vazhdojë me ndërtimin e projekteve. “Për juve ka me tregu historia pse po e bllokoni zhvillimin e Kryeqytetit!”, ka shkruar Rama.

 

Related

Previous Post

“Liria ka Emër” lanson “Orën e Pritjes” në Vushtrri: Mesazh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.