Platforma “Liria ka Emër” do të lansojë sonte, në orën 20:00, iniciativën “Ora e Pritjes” në qytetin e Vushtrrisë.
Aktiviteti do të mbahet në sheshin e qytetit, ku pritet të marrin pjesë qytetarë dhe përkrahës të platformës.
Po ashtu, platforma “Liria ka Emër” ka vendosur në Prishtinë “Orën e Pritjes”, 25 ditë para 16 shtatorit, datë kur pritet vendimi final për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

