Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka treguar se edhe sot kanë qëndruar para objektit të Qeverisë.
Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ajo ka shkruar se nuk do të zmbrapsen deri në fitoren e shtetit dhe të qytetarëve.
Postimi i saj i plotë:
Edhe sot, përsëri dhe përsëri, bashkë me asamblistët dhe aktivistët nga Komuna e Mitrovicës, para Qeverisë:
Stop uzurpimit të institucioneve. Rikthim në rendin kushtetues. Konstituim të Kuvendit.
Qytetarët presin punë dhe mbështetje. Shteti pret zhvillim dhe përparim.
Nuk do të zmbrapsemi. Nuk do të ndalemi. Deri në fitoren e shtetit dhe të qytetarëve!

