Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama: NPB rrezikon të ngarkohet me mbi 32 milionë euro, kërkon hetim për kontratën e vitit 2021

Qendra Info by Qendra Info
29/08/2026
in Lajme
0
Rama: NPB rrezikon të ngarkohet me mbi 32 milionë euro, kërkon hetim për kontratën e vitit 2021
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar hetim të plotë lidhur me çështjen e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) dhe një kontrate të lidhur në vitin 2021, duke deklaruar se përgjegjësia për inicimin dhe nënshkrimin e saj i takon qeverisjes së atëhershme të kryeqytetit.

Rama tha se kontrata është lidhur në vitin 2021, para se ai të merrte drejtimin e Komunës së Prishtinës, duke paraqitur një kronologji të vendimeve dhe dokumenteve që, sipas tij, lidhen me këtë proces.

Sipas Ramës, më 27 prill 2021 është marrë vendimi përkatës, më 17 maj është nënshkruar kontrata, më 16 gusht është lëshuar leja e ndërtimit, ndërsa më 5 tetor 2021 është nënshkruar aneks-kontrata.

“Ne as nuk e kemi iniciuar, as negociuar dhe as nënshkruar këtë kontratë. Përgjegjësia për këto vendime i takon qeverisjes para nesh në Prishtinë”, deklaroi Rama.

Ai tha se gjatë mandatit të tij Komuna ka kërkuar që çështja të trajtohet nga organet e drejtësisë, me qëllim që të sqarohet procesi dhe të mbrohet prona publike.

Rama ngriti shqetësimin edhe për pasojat financiare që mund të ketë NPB-ja, duke thënë se ndërmarrja publike rrezikon të përballet me një kërkesë prej më shumë se 32 milionë eurosh, në emër të fitimit të pretenduar të humbur nga një projekt që, sipas tij, nuk është realizuar.

“Si mund të kërkohen mbi 32 milionë euro fitim për një projekt ku nuk është ndërtuar asnjë objekt dhe pa u vërtetuar qartë se cili veprim konkret i NPB-së e ka shkaktuar mosrealizimin e tij?”, tha ai.

Kryetari i Prishtinës kërkoi gjithashtu sqarime lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës të 12 gushtit për shpronësimin e një parcele në Lakrishte, duke theksuar se çështja vazhdon të jetë pjesë e një kontesti gjyqësor.

Rama i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të hetojë dokumentet, vendimet dhe nënshkrimet që lidhen me këtë proces dhe të përcaktojë përgjegjësitë eventuale.

“Ne nuk e kemi nënshkruar këtë kontratë. Ne nuk e kemi krijuar këtë problem. Por ne do ta mbrojmë pronën publike deri në fund”, përfundoi Rama.

Related

Previous Post

Kurti pret boksieren Donjeta Sadiku: “Fitorja në Taranto 2026 është historike”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.