Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për turizmin dhe ekonominë e Tiranës

Qendra Info by Qendra Info
12/07/2026
in Lajme
0
Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për turizmin dhe ekonominë e Tiranës
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje ajrore nga koncerti i reperit me famë botërore Kanye West, i mbajtur mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, duke e cilësuar ngjarjen si një investim me ndikim të madh për imazhin e vendit dhe ekonominë lokale.

Sipas Ramës, koncerti mblodhi në kryeqytetin shqiptar mijëra vizitorë nga 80 vende të botës, duke e shndërruar Tiranën në një qendër të rëndësishme të turizmit dhe argëtimit ndërkombëtar.

Pamjet e publikuara me dron tregojnë stadiumin e improvizuar, me kapacitet prej rreth 60 mijë spektatorësh, të mbushur plot gjatë performancës së artistit amerikan.

Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Rama theksoi se organizimi i një eventi të këtyre përmasave sjell përfitime që shkojnë përtej aspektit artistik.

“Mirëmëngjes dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë turistike, por edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur,” shkroi kryeministri.

Koncerti i Kanye West ka qenë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri, duke tërhequr mijëra turistë dhe vizitorë të huaj. Autoritetet shqiptare vlerësojnë se eventi ka pasur ndikim pozitiv në sektorët e hotelerisë, gastronomisë, transportit dhe shërbimeve, ndërsa e ka promovuar Shqipërinë si një destinacion të rëndësishëm për organizimin e eventeve ndërkombëtare.

Related

Previous Post

MINT publikon çmimet maksimale të derivateve për 12 dhe 13 korrik

Next Post

CENTCOM: SHBA kryen raundin e tretë të sulmeve ndaj Iranit, goditen rreth 140 objektiva ushtarake

Next Post
CENTCOM: SHBA kryen raundin e tretë të sulmeve ndaj Iranit, goditen rreth 140 objektiva ushtarake

CENTCOM: SHBA kryen raundin e tretë të sulmeve ndaj Iranit, goditen rreth 140 objektiva ushtarake

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.