Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Ramadani për vdekjet në KEK: “Tre jetë të humbura brenda pak javësh, buka e gojës s’guxon të paguhet me jetë”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
20/08/2026
in Category
0
Ramadani për vdekjet në KEK: “Tre jetë të humbura brenda pak javësh, buka e gojës s’guxon të paguhet me jetë”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i zgjedhur i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, i cili humbi jetën sot pas kontaktit me rrymën elektrike gjatë kryerjes së detyrave të punës.

Ramadani ka ngritur shqetësimin për numrin e punëtorëve që kanë humbur jetën në Korporatën Energjetike të Kosovës gjatë javëve të fundit.

“Sot na tronditi vdekja tragjike e Arbenit Ahmetit nga kontakti me rrymën, ndërsa tri ditë më parë humbëm teknikun Haxhi Gojnovci. Sikur të mos mjaftonte kjo javë e përgjakshme, vetëm një muaj më parë në po këtë korporatë vdiq edhe punëtori Milazim Binaku. Tre punëtorë të vdekur në një ndërmarrje publike brenda pak javësh”, ka shkruar Ramadani.

Ai e ka cilësuar situatën si “dështim total dhe kriminal të shtetit”, duke kritikuar institucionet për, siç ka thënë, mungesën e sigurisë në vendet e punës, derisa ka kritikuar gjithashtu Qeverinë për mosrealizimin e premtimit për rritjen e numrit të inspektorëve dhe për përmirësimin e sigurisë në punë.

“Mbi 17 familje në Kosovë janë në zi vetëm gjatë këtij viti. Ndërmarrjet tona publike janë shndërruar në zona rreziku për shkak të mungesës së kushteve bazike dhe menaxhimit të paaftë politik. Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë njerëzish!”, ka shkruar Ramadani.

 

Related

Previous Post

“Kush mban përgjegjësi?” – PDK kërkon hetim për vdekjet e punëtorëve në KEK.

Next Post

Autoritetet lokalizojnë një vend të dyshuar për varrezë, gjenden mbetje kockore njerëzore

Next Post
Zbulohen mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave në Zubin Potok

Autoritetet lokalizojnë një vend të dyshuar për varrezë, gjenden mbetje kockore njerëzore

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.