Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Autoritetet lokalizojnë një vend të dyshuar për varrezë, gjenden mbetje kockore njerëzore

Qendra Info by Qendra Info
20/08/2026
in Lajme
0
Zbulohen mbetje kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave në Zubin Potok
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një hetimi të gjatë dhe analizimit të vazhdueshëm të informacioneve të mbledhura në terren, autoritetet kanë lokalizuar një vend të dyshuar për varrezë, ku janë zbuluar mbetje kockore dhe pjesë të veshmbathjes të ekspozuara në sipërfaqe.

Sipas autoriteteve, ekspozimi i mbetjeve dyshohet se ka ardhur si pasojë e erozionit dhe zhvendosjes së dheut pranë një përroi.

Në një konferencë për media, Hoxha tha se lokacioni është identifikuar pas një pune të gjatë hetimore, gjatë së cilës janë analizuar informacione të ndryshme nga terreni dhe janë shqyrtuar të dhënat që lidhen me subjektet e rastit.

“Informacionet e grumbulluara pas një periudhe të gjatë dhe njohuritë e hetuesve për secilin subjekt janë shfrytëzuar në mënyrë efektive, me çka është arritur të lokalizohen edhe vendvarrezat e dyshuara”, deklaroi Hoxha.

Pas mbërritjes në lokacion, hetuesit kanë kryer vëzhgimin fillestar të terrenit. Në afërsi të përroit janë vërejtur pjesë kockore dhe veshmbathje të dala pjesërisht në sipërfaqe.

Për gjetjen është njoftuar menjëherë antropologu mjeko-ligjor i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimin preliminar.

Sipas konstatimit fillestar të antropologut, mbetjet kockore janë me prejardhje njerëzore dhe paraqesin interes forenzik.

Autoritetet kanë bërë të ditur se lokalizimi i këtij vendi është rezultat i një procesi të gjatë hetimor, ndërsa ekzaminimet dhe veprimet e mëtejshme forenzike pritet të ndihmojnë në përcaktimin e rrethanave dhe identitetit të mbetjeve të gjetura.

Për momentin, nuk është bërë e ditur publikisht se kujt mund t’i përkasin mbetjet kockore apo nëse ato lidhen me ndonjë rast të veçantë të personave të zhdukur.

Related

Previous Post

Ramadani për vdekjet në KEK: “Tre jetë të humbura brenda pak javësh, buka e gojës s’guxon të paguhet me jetë”

Next Post

Kurti priti kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay

Next Post
Kurti priti kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay

Kurti priti kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.