Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Kurti priti kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay

Qendra Info by Qendra Info
20/08/2026
in Lajme
0
Kurti priti kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Kurti e uroi Tugayn për vizitën, duke theksuar lidhjen e veçantë të shqiptarëve me qytetin e Izmirit, si dhe marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.

Në takim u diskutua për mundësitë konkrete të zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Izmirit, veçanërisht në:

  • ekonomi, industri dhe ndërmarrësi;
  • arsim dhe kulturë;
  • teknologji dhe inovacion;
  • bujqësi;
  • mjedis dhe menaxhim të mbeturinave;
  • energji.

Palët vlerësuan potencialin për rritjen e investimeve dhe tregtisë, ndërsa rëndësi iu kushtua edhe shkëmbimit të përvojave dhe praktikave në fusha me interes të përbashkët.

Në këtë kuadër u veçua mjedisi dhe menaxhimi i mbeturinave, fusha në të cilat përvoja e Izmirit mund të shërbejë si bazë për bashkëpunim dhe projekte konkrete me institucionet e Kosovës.

Kurti dhe Tugay diskutuan gjithashtu për rolin e komuniteteve shqiptare në Turqi dhe komunitetit turk në Kosovë, të cilët u cilësuan si urë lidhëse mes dy vendeve.

Ky takim e vendos Izmirin jo vetëm në kontekstin e marrëdhënieve kulturore e historike me Kosovën, por edhe si një potencial partner ekonomik, teknologjik dhe institucional për projekte të ardhshme.

Related

Previous Post

Autoritetet lokalizojnë një vend të dyshuar për varrezë, gjenden mbetje kockore njerëzore

Next Post

Jo vetëm Hormuzi, këto janë pikat strategjike të botës që mund të tronditin ekonominë globale

Next Post
Jo vetëm Hormuzi, këto janë pikat strategjike të botës që mund të tronditin ekonominë globale

Jo vetëm Hormuzi, këto janë pikat strategjike të botës që mund të tronditin ekonominë globale

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.