Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar një ditë të rëndësishme për partinë e tij, duke e quajtur të shtunën “ditën e fuqizimit të madh politik të Aleancës”.
Në një postim në rrjete sociale, Haradinaj tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të konfirmojë nesër fuqinë e saj politike për të udhëhequr me Gjakovën, Suharekën, Klinën, Junikun dhe Rahovecin.
Sipas tij, Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Zenun Elezaj, Smajl Latifi dhe Agron Kuçi do t’i bashkohen Bashkim Ramosajt, duke dëshmuar, siç tha ai, se qeverisja lokale e AAK-së është shembull zhvillimi, serioziteti dhe shërbimi ndaj qytetarit.
“Aleanca është gati për rikthimin e madh politik”, përfundoi Haradinaj, duke nënkuptuar se partia e tij po hyn në një fazë të re konsolidimi në prag të garave politike që e presin vendin.

