Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rikthehet Parlamenti i Shqipërisë pas Zgjedhjeve të 11 Majit – Seanca e Parë Plenare në Fokusin e Debatit Politik

Qendra Info by Qendra Info
29/05/2025
in Lajme
0
Rikthehet Parlamenti i Shqipërisë pas Zgjedhjeve të 11 Majit – Seanca e Parë Plenare në Fokusin e Debatit Politik
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Parlamenti i Shqipërisë rinis sot punimet, pas një ndërprerjeje të shkurtër për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Seanca e sotme plenare, e para pas këtij procesi zgjedhor, do të mbahet në orën 12:00 dhe pritet të shënojë një rikthim të fortë të debatit politik në sallën e Kuvendit.

Në prag të kësaj seance, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka dërguar një mesazh mobilizues për deputetët e opozitës, duke e cilësuar pjesëmarrjen në këtë seancë si jetike për të denoncuar atë që ai e quan “farsë elektorale”.

“Të nderuar kolegë, nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit. Ju përshëndes!” – thuhet në mesazhin e Bardhit.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste pritet të mblidhet në orën 11:30 në një takim të Grupit Parlamentar, një orë përpara nisjes së seancës. Në mesazhin e shpërndarë nga kreu i grupit socialist, Niko Peleshi, u kërkua pjesëmarrje e detyrueshme nga deputetët për të diskutuar organizimin e punës parlamentare në komisione dhe seancat në vijim.

“Diskutojmë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim. Pjesëmarrja është e domosdoshme”, shkruan Peleshi në komunikimin e tij.

Po ashtu, paraditen e sotme, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, ku pritet të shqyrtohet projektprogrami i punës së Kuvendit për periudhën 29 maj – 8 korrik 2025. Në rend dite janë edhe projektkalendari i punimeve për periudhën 29 maj – 18 qershor si dhe raporti i monitorimit për tremujorin e parë të vitit mbi zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian për vitin 2024.

Punimet e këtij legjislacioni do të vijojnë deri në fund të javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator pritet konstituimi i Parlamentit të ri. Seanca e sotme do të jetë një test për klimën politike pas zgjedhjeve dhe një tregues për ecurinë e debatit parlamentar në muajt e fundit të mandatit aktual.

Related

Previous Post

Ekskluzive: Gjendet trup i pajetë në Ulpianë – Dyshohet për vetëvrasje pranë “Fontanës”

Next Post

Sot përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Next Post
Sot përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.