Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rregullorja e re e “Prishtina Parking”: Ja çmimet për tri zonat dhe tarifat për banorët

Qendra Info by Qendra Info
07/11/2026
in Lajme
0
Rikthehet funksionaliteti i plotë i “Prishtina Parking” në kryeqytet
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një rregullore e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të “Prishtina Parking” parasheh ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e parkingjeve publike në kryeqytet. Dokumenti përcakton tarifat e reja për parkim në tri zonat e qytetit, çmimet për banorët rezidentë, rregullat për parkingjet me laura, si dhe gjobat për kundërvajtësit.

Sipas Aneksit 1 të rregullores, çmimet ndryshojnë varësisht nga zona ku parkohet automjeti dhe kohëzgjatja e qëndrimit.

Sa kushton parkimi në Zonën I?

Zona I përfshin qendrën e Prishtinës, ku tarifat e parkimit janë më të larta.

Për vizitorët, një orë parkim kushton 1.40 euro, ndërsa bileta ditore, e vlefshme deri në 24 orë, kushton 20 euro.

Për parkim më afatgjatë, parashihen këto tarifa:

  • Bileta javore: 40 euro;
  • Bileta mujore: 140 euro;
  • Bileta vjetore: 1 mijë e 400 euro.

Në parkingjet me laura të Zonës I, një orë parkim kushton po ashtu 1.40 euro. Bileta ditore kushton 10 euro dhe aktivizohet automatikisht pas orës së shtatë të qëndrimit në parking.

Tarifat për parkim më afatgjatë në këto hapësira janë:

  • Bileta javore: 30 euro;
  • Bileta mujore: 84 euro;
  • Bileta vjetore: 840 euro.

Tarifat e parkimit në Zonën II

Zona II përfshin hapësirën nga përfundimi i zonës qendrore deri përgjatë dhe brenda unazës së brendshme të kryeqytetit.

Në këtë zonë, një orë parkim për vizitorët kushton 70 centë, ndërsa bileta ditore, deri në 24 orë, kushton 10 euro.

Tarifat për parkim më afatgjatë janë:

  • Bileta javore: 22 euro;
  • Bileta mujore: 42 euro;
  • Bileta vjetore: 420 euro.

Në parkingjet me laura të Zonës II, një orë parkim kushton 70 centë, ndërsa bileta ditore kushton 7 euro. Ajo aktivizohet automatikisht pas orës së dhjetë të qëndrimit.

Bileta javore kushton 22 euro, ajo mujore 42 euro, ndërsa bileta vjetore 420 euro.

Sa kushton parkimi në Zonën III?

Zona III përfshin hapësirën nga përfundimi i unazës së brendshme deri në kufijtë e zonës urbane të Prishtinës.

Për vizitorët, një orë parkim kushton 40 centë, ndërsa parkimi ditor, deri në 24 orë, kushton 5 euro.

Tarifat për parkim më afatgjatë janë:

  • Bileta javore: 12 euro;
  • Bileta mujore: 30 euro;
  • Bileta vjetore: 300 euro.

Në parkingjet me laura të kësaj zone, një orë parkim kushton 30 centë, ndërsa bileta ditore kushton 3 euro dhe aktivizohet automatikisht pas orës së dhjetë të qëndrimit.

Bileta javore kushton 12 euro, mujore 30 euro, ndërsa vjetore 300 euro.

Sa do të paguajnë banorët rezidentë?

Rregullorja parasheh lehtësira të veçanta për banorët rezidentë, të cilët mund të përfitojnë të drejtën e parkimit të privilegjuar në hapësirat publike pranë adresës së tyre të banimit.

Për automjetin e parë, banorët rezidentë në të tria zonat lirohen nga pagesa e tarifës së parkimit. Megjithatë, ata duhet të paguajnë një tarifë vjetore prej 20 eurosh në Zonën I dhe II, ndërsa 10 euro në Zonën III. Kjo tarifë shërben për regjistrimin, mbulimin e shpenzimeve administrative dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

Për automjetin e dytë, tarifat janë:

  • Zona I dhe II: 20 euro në muaj ose 140 euro në vit;
  • Zona III: 10 euro në muaj ose 60 euro në vit.

Për automjetin e tretë, çmimet janë:

  • Zona I: 63 euro në muaj ose 630 euro në vit;
  • Zona II: 42 euro në muaj ose 420 euro në vit;
  • Zona III: 20 euro në muaj ose 120 euro në vit.

Ndërkaq, për automjetin e katërt dhe çdo automjet tjetër shtesë, tarifat rriten edhe më shumë:

  • Zona I: 140 euro në muaj ose 1 mijë e 400 euro në vit;
  • Zona II: 98 euro në muaj ose 980 euro në vit;
  • Zona III: 40 euro në muaj ose 400 euro në vit.

Tarifat për automjetet e bizneseve dhe punonjësve

Rregullorja përcakton edhe çmime të veçanta për automjetet në pronësi të bizneseve dhe automjetet e punonjësve.

Për automjetet e bizneseve, tarifat mujore janë 63 euro në Zonën I, 45 euro në Zonën II dhe 25 euro në Zonën III. Pagesat vjetore përkatëse janë 630, 450 dhe 250 euro.

Për automjetet e punonjësve, tarifat janë:

  • Zona I: 42 euro në muaj ose 420 euro në vit;
  • Zona II: 28 euro në muaj ose 280 euro në vit;
  • Zona III: 30 euro në muaj ose 300 euro në vit.

Rregulla të veçanta për regjistrimin e automjeteve dhe parkingjet me laura

Sipas rregullores, çdo qytetar, punonjës apo person juridik ka të drejtë të regjistrojë një automjet për shfrytëzimin e parkingjeve në zonën ku banon, punon ose ushtron veprimtarinë.

Regjistrimi i automjetit të dytë lejohet vetëm pasi të përfundojë procedura e regjistrimit të automjeteve të para për të gjitha njësitë banesore dhe personat juridikë të zonës përkatëse. E njëjta procedurë zbatohet edhe për regjistrimin e automjetit të tretë.

Gjatë këtij procesi, përparësi kanë banorët rezidentë dhe pronarët e lokaleve afariste.

Sa u përket parkingjeve rezidenciale me laura, rregullorja parasheh që vendosja e tyre të mund të iniciohet nga “Prishtina Parking”, në bashkëpunim me banorët. Për këtë kërkohet paraprakisht pëlqimi i së paku 80 për qind të banorëve rezidentë të lagjes përkatëse.

15 minuta parkim pa pagesë dhe gjobat për kundërvajtësit

Një nga dispozitat e reja të rregullores është periudha prej 15 minutash pa pagesë për parkimin me biletë orare.

Kjo periudhë llogaritet nga momenti i fillimit të parkimit dhe zbatohet për biletat orare. Gjatë këtyre 15 minutave nuk shqiptohen gjoba për mospagesë të tarifës.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, konstatimi dhe sanksionimi i shkeljeve bëhet vetëm nga autoriteti ligjërisht kompetent, pa bllokim automatik të automjetit.

Gjobat e përcaktuara në rregullore janë:

  • 40 euro për ndalim ose parkim në kundërshtim me sinjalizimin e trafikut;
  • 40 euro për mospagesë të tarifës së parkimit, pas përfundimit të periudhës 15-minutëshe;
  • 60 euro për lënien e automjeteve në rrugë, trotuare dhe hapësira të dedikuara për këmbësorë;
  • 200 euro për parkim në vendet e dedikuara për personat me aftësi të kufizuara ose në vendparkimet e rezervuara;
  • 50 euro për parkim në hapësira që nuk i përkasin kategorisë së automjetit, si dhe për bllokimin e vendparkimeve me pengesa pa pëlqimin e organit kompetent;
  • 100 euro për shfrytëzimin e parkingjeve publike për veprimtari taksish dhe dhënie të automjeteve me qira, si dhe për parkimin e automjeteve të rënda dhe kategorive të tjera të ndaluara.

Sipas dokumentit, gjobat shqiptohen nga organi kompetent për kundërvajtje, përkatësisht Inspektorati Komunal. Ndërkaq, “Prishtina Parking” kryen veprimet teknike dhe administrative që lidhen me evidentimin dhe përcjelljen e tyre.

Pagesat mund të bëhen edhe përmes aplikacioneve dhe SMS-ve

Rregullorja parasheh disa mënyra të pagesës për shfrytëzimin e parkingjeve publike.

Përveç biletave fizike me para të gatshme në pikat e autorizuara, qytetarët do të mund të paguajnë edhe me kartela bankare, përmes terminaleve fizike, QR-kodit, aplikacioneve mobile, SMS-ve dhe platformave elektronike bankare, përfshirë e-banking.

“Prishtina Parking” obligohet t’i informojë qytetarët paraprakisht dhe në mënyrë të qartë për tarifat, procedurat e pagesës dhe mënyrat e dëshmimit të saj.

Dokumenti parasheh edhe mundësinë e rimbursimit të mjeteve në rastet kur ndodhin gabime teknike gjatë pagesave. Qytetarët mund të paraqesin kërkesë për kthimin e mjeteve brenda 15 ditëve nga realizimi i pagesës, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse.

“Prishtina Parking” duhet ta shqyrtojë kërkesën dhe të marrë vendim të arsyetuar brenda 15 ditëve nga pranimi i saj.

Rregulla të reja edhe për parkingjet private

Rregullorja përcakton edhe kushtet për operimin e parkingjeve private në territorin e Prishtinës.

Operatorët privatë duhet të pajisen me leje nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, ndërsa parkingu duhet të ketë kapacitet prej së paku 10 vendparkimeve.

Për marrjen e lejes, operatorët duhet të dëshmojnë pronësinë ose të drejtën e shfrytëzimit të parcelës, të paraqesin projektin e organizimit dhe të kyçjes në rrugë publike, të sigurojnë hapësira për personat me aftësi të kufizuara dhe të vendosin tabela informuese për kapacitetin, orarin e punës dhe tarifat.

Leja për operimin e parkingut privat nuk mund të jetë më e gjatë se katër vjet.

Për marrjen e saj, operatori duhet të paguajë një shumë të përgjithshme prej 1 mijë eurosh, si dhe taksën vjetore për secilin vendparkim, sipas zonës:

  • Zona I: 150 euro për vendparkim në vit;
  • Zona II: 100 euro për vendparkim në vit;
  • Zona III: 50 euro për vendparkim në vit.

Me hyrjen në fuqi të rregullores së re, shfuqizohet rregullorja e mëparshme e vitit 2023.

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës

Next Post

Trump: Rusia dhe Ukraina duan marrëveshje, ajo do të përfshijë edhe Evropën – Zelensky: Jemi gati të takohemi me Putinin

Next Post
Zelensky gati për takim me Putinin në SHBA: “Duhet të takohemi dhe të marrim vendime”

Trump: Rusia dhe Ukraina duan marrëveshje, ajo do të përfshijë edhe Evropën – Zelensky: Jemi gati të takohemi me Putinin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.