Sipas vendimit të ri, i cili hyn në fuqi sot nga ora 10:00, çmimi maksimal i lejuar për naftën (dizelin) është caktuar në 1.69 euro për litër.
Ky është një tjetër shtrenjtim i çmimit të dizelit, pasi një ditë më parë çmimi maksimal ishte 1.68 euro për litër, duke shënuar rritje prej 1 centi.
Ndërkohë, çmimet e tjera mbeten të pandryshuara:
- Benzina: 1.50 euro për litër
- Gazi: 0.60 euro për litër
Rritja e çmimit të dizelit po vazhdon prej disa ditësh radhazi, duke reflektuar lëvizjet e fundit në tregun e derivateve.
MINT ka bërë të ditur se qytetarët që kanë ankesa apo vërejtje lidhur me çmimet e karburanteve mund të paraqiten pranë institucioneve përgjegjëse përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose numrit pa pagesë 0800 11000.

