Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për datën 9 korrik 2026.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë gjatë periudhës së përcaktuar nga ministria.
Krahasuar me një ditë më parë, çmimi maksimal i lejuar i naftës ka shënuar rritje prej 1 cent, duke kaluar nga 1.43 euro për litër në 1.44 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi maksimal i lejuar për benzinën është 1.37 euro për litër, ndërsa për gazin 0.61 euro për litër.
MINT ka bërë të ditur se qytetarët mund të raportojnë çdo rast të mosrespektimit të këtyre çmimeve përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.
Autoritetet u kanë bërë thirrje konsumatorëve që të paraqesin çdo parregullsi të evidentuar në treg, në mënyrë që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore.

