Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rrustem Mustafa propozon “Koalicionin për Normalitet” për zhbllokimin institucional të Kosovës

Qendra Info by Qendra Info
15/09/2026
in Lajme
0
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka propozuar një platformë politike që synon zhbllokimin e institucioneve të Kosovës, të cilën e ka emërtuar “Koalicioni për Normalitet”.

Mustafa ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për kriza të reja politike dhe se zgjidhja, sipas tij, mund të arrihet përmes një marrëveshjeje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), PDK-së dhe komuniteteve joshumicë.

Sipas propozimit të tij, marrëveshja do të ndërtohej mbi tri shtylla kryesore: legjitimitetin politik, balancën dhe stabilitetin presidencial, si dhe përfaqësimin e komuniteteve joshumicë.

Mustafa propozon që LVV-së, si forca e parë parlamentare, t’i njihet roli udhëheqës në institucionet e vendit dhe përgjegjësia kryesore për drejtimin e Qeverisë dhe Kuvendit.

Në anën tjetër, ai propozon që PDK-ja të marrë përgjegjësinë për garantimin e kontrollit demokratik, balancës institucionale dhe orientimit euroatlantik. Si pjesë e këtij ekuilibri, Mustafa kërkon që PDK-ja të udhëheqë me Presidencën e Kosovës.

“Si pjesë e këtij ekuilibri shtetëror, partitë e koalicionit marrin obligim që PDK të udhëheqë me Presidencën”, ka shkruar Mustafa.

Platforma parasheh gjithashtu garantimin e përfaqësimit të plotë dhe rolit kushtetues të komuniteteve joshumicë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Mustafa ka paraqitur edhe katër parime që, sipas tij, duhet të jenë pjesë e marrëveshjes: forcimi i partneritetit euroatlantik me SHBA-në dhe NATO-n, përafrimi politik, ekonomik e kulturor me Shqipërinë dhe shqiptarët në rajon, mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare dhe rritja e përgjegjësisë shtetërore të institucioneve.

Në mesazhin drejtuar kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit, Mustafa ka thënë se çelësi për zgjidhjen e situatës është në duart e tij.

“Si udhëheqës i forcës më të madhe parlamentare, ke përgjegjësinë për ta hapur këtë tryezë. Ky propozim njeh legjitimitetin tuaj, por kërkon balancë dhe garanci për shtetin”, ka deklaruar ai.

Mustafa ka shprehur bindjen se PDK-ja është e gatshme të marrë pjesën e saj të përgjegjësisë, duke e cilësuar propozimin si një alternativë ndaj vazhdimit të krizës institucionale.

“Ka një rrugë tjetër: marrëveshje politike, përgjegjësi dhe vullnet për ta ndërtuar shtetin normal”, ka shkruar ai.

Në fund, deputeti i PDK-së e ka përmbledhur platformën me thirrjen: “Nga bllokada te institucionet. Nga përplasja te përgjegjësia.”

Related

Previous Post

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike të martën – këto janë lokalitetet dhe oraret

Next Post

BE për konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë e re: Vendimin për kushtetutshmërinë ta japë Gjykata Kushtetuese

Next Post
BE-ja: Drejtësia për viktimat e luftës dhe përgjegjësia për autorët e krimeve nuk janë opsionale.

BE për konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë e re: Vendimin për kushtetutshmërinë ta japë Gjykata Kushtetuese

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.