Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Rubin ngre zërin për Thaçin dhe ish-drejtuesit e UÇK-së: Dënimi i tyre do të ishte një padrejtësi historike

Qendra Info by Qendra Info
29/10/2025
in Lajme
0
Rubin ngre zërin për Thaçin dhe ish-drejtuesit e UÇK-së: Dënimi i tyre do të ishte një padrejtësi historike
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James P. Rubin, ka deklaruar se një dënim pa prova i ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të ishte “një plagë e thellë për sistemin ligjor ndërkombëtar” dhe “një tragjedi për ata që luftuan për liri”.

Në një intervistë për podcastin Balkans Debrief me gazetaren Ilva Tare, Rubin foli hapur për gjyqin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar se dëmtimi i paarsyeshëm i figurave që udhëhoqën luftën për çlirim do të minonte besimin në drejtësinë ndërkombëtare.

“Lutem që kjo mos të ndodhë, pasi do të ishte një tragjedi e vërtetë për njerëzit që luftuan dhe dhanë jetën për liri dhe që përfaqësuan miliona shqiptarë të Kosovës, po shpallen fajtorë pa asnjë provë. Ka për të qenë një njollë e tmerrshme mbi sistemin juridik ndërkombëtar,” tha Rubin.

Sipas tij, një vendim i tillë do të kishte pasoja afatgjata për çdo përpjekje të ardhshme për krijimin e gjykatave ndërkombëtare, duke i lënë plagë të thella në legjitimitetin e tyre.

Deklarata e Rubin ka ngjallur reagime edhe në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale fjalët e diplomatit amerikan, duke i shoqëruar me një mesazh të shkurtër, por të qartë:

“LIRIA KA EMËR.
‘Shpallja fajtorë e luftëtarëve për liri do të ishte një tragjedi.’ – James Rubin.”

Kjo çështje mbetet një nga temat më të ndjeshme në Kosovë dhe në mbarë rajonin, ndërsa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po vijon të zgjasë me interes të madh publik dhe diplomatik.

Related

Previous Post

Rama në Paris për Forumin e Paqes, takim kokë më kokë me Macron në mbrëmje

Next Post

Tension i lartë në Karaibe: SHBA dislokon forca rekord përballë Venezuelës, pritet sulm me raketa Washington

Next Post
Tension i lartë në Karaibe: SHBA dislokon forca rekord përballë Venezuelës, pritet sulm me raketa  Washington

Tension i lartë në Karaibe: SHBA dislokon forca rekord përballë Venezuelës, pritet sulm me raketa Washington

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.