Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sezoni i ri politik/ Pas “Pasqyrë Albania”, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec

Qendra Info by Qendra Info
24/08/2026
in Lajme
0
Sezoni i ri politik/ Pas “Pasqyrë Albania”, Rama mbledh sot ministrat në Pogradec
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas takimit shtatëorësh të së dielës me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit dhe krerët e komisioneve parlamentare, kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të hënë ministrat e kabinetit qeveritar në Pogradec.

Takimi, i konceptuar si një “retreat” qeveritar, do të fokusohet te bilanci i punës së deritanishme, por edhe te objektivat dhe prioritetet e qeverisë për vitin e dytë të mandatit të katërt.

Rama i ka zhvilluar takime të tilla në nisje të sezonit të ri politik, pas përfundimit të pushimeve verore, duke i përdorur ato për të analizuar performancën e kabinetit dhe për të përcaktuar drejtimet e punës për muajt në vijim.

Mbledhja e ministrave vjen një ditë pas takimit me strukturat drejtuese të PS-së, ku në fokus ishin edhe dy dokumentet e prezantuara nga Rama në fund të korrikut, “Besa” dhe “Prania Besnike”, të cilat synojnë të përcaktojnë një qasje të re të Partisë Socialiste në mandatin e katërt, me theks te shqetësimet dhe problematikat e qytetarëve.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte platforma “Pasqyrë Albania”, përmes së cilës qeveria synon të evidentojë dhe ndjekë në kohë reale shqetësimet e qytetarëve.

Asambleja e PS-së pritet në shtator

Pas takimeve në Pogradec, në ditët e para të shtatorit pritet të mblidhet edhe Asambleja e Partisë Socialiste.

Mbledhja e këtij forumi merr rëndësi të veçantë pasi Rama e ka përdorur në të kaluarën Asamblenë për të paralajmëruar ose bërë ndryshime në përbërjen e qeverisë.

Kjo fazë e re politike vjen pas një sezoni të vështirë për qeverinë, të shoqëruar edhe me një protestë që zgjati rreth tre muaj para Kryeministrisë.

Takimet e Pogradecit pritet të shërbejnë kështu si pikënisje për sezonin e ri politik, ndërsa vëmendja do të jetë te performanca e ministrave dhe çdo ndryshim i mundshëm në kabinet gjatë vjeshtës.

Related

Previous Post

Gjendja në kufijtë e Kosovës këtë mëngjes

Next Post

Çmimet e karburanteve në Kosovë për sot

Next Post
Katastrofale dhe e papërballueshme”, qytetarët shpërthejnë për çmimin e naftës

Çmimet e karburanteve në Kosovë për sot

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.