Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me të cilin ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit të Presidencës, ambasadori Malaj e ka uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes, duke shprehur shpresën se gjatë mandatit të saj do të intensifikohen më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Kosova kërkon mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s
Gjatë takimit, presidentja Shiroka-Pula theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy shteteve, duke nënvizuar se Kosova dhe Shqipëria duhet të ecin së bashku dhe të mbështesin njëra-tjetrën.
Ajo veçoi nevojën për koordinim më të madh në politikën e jashtme, si dhe për mbështetje nga Shqipëria në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Në fund të takimit, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

