Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shqipëria drejt BE-së, pritet mbyllja e Kapitullit 20 të negociatave – zbardhet agjenda e konferencës

Qendra Info by Qendra Info
13/10/2026
in Lajme
0
Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë BE-së
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria pritet të shënojë një tjetër hap në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Sot, në Luksemburg, mbahet Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku në fokus është mbyllja e përkohshme e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikat industriale.

Me përmbylljen e këtij kapitulli, Shqipëria do të arrinte në katër kapituj të mbyllur përkohësisht në kuadër të negociatave të anëtarësimit. Qeveria shqiptare synon përfundimin e negociatave deri në vitin 2027.

Rama: Një tjetër hap drejt Bashkimit Evropian

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria pritet të mbyllë Kapitullin 20 gjatë konferencës së sotme në Luksemburg.

“Sot në Luksemburg, Shqipëria hedh një tjetër hap drejt Bashkimit Europian, duke mbyllur Kapitullin 20 në Konferencën e 10-të të negociatave të Anëtarësimit në BE”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Kapitulli 20, “Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale”, përfshin politikat për zhvillimin e sipërmarrjes, mbështetjen e bizneseve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

Agjenda zyrtare e konferencës

Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE do të zhvillohet në Qendrën Evropiane të Konventave në Luksemburg. Në takim pritet të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, dhe ministri irlandez Thomas Byrne.

Sipas agjendës së publikuar, aktivitetet do të zhvillohen sipas këtij orari:

  • 16:40 – Nisja drejt Qendrës Evropiane të Konventave.
  • 16:45 – Deklarata për mediat para hyrjes (doorstep).
  • 16:50 – Fotografi e përbashkët e kryeministrit Edi Rama, komisioneres Marta Kos dhe ministrit Thomas Byrne.
  • 17:00 – Hapja e Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri–BE dhe miratimi i agjendës.
  • 17:45 – Përfundimi i konferencës dhe vijimi me konferencën për shtyp, ku pritet të flasin Edi Rama, Marta Kos dhe Thomas Byrne.

Mbyllja e përkohshme e kapitujve shënon përparim në procesin e negociatave, por Shqipëria duhet të përmbushë edhe kushtet dhe kriteret e tjera të përcaktuara në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Related

Previous Post

Belgjikë: Pritet rritje tjetër e pagave dhe përfitimeve sociale, ja kur mund të ndodhë

Next Post

Austri: Shtrëngohen kushtet për pensionin e pjesshëm, nga tetori kërkohen 812 javë sigurimi

Next Post
Deri në 1,200 euro lehtësim tatimor për punonjësit në Austri

Austri: Shtrëngohen kushtet për pensionin e pjesshëm, nga tetori kërkohen 812 javë sigurimi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.