Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Shqipëria përfituesja më e madhe e fondeve të BE-së në Ballkan, Brukseli: Reformat mbeten kushti kryesor

Shqipëria ka përfituar deri tani 212.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, duke u renditur e para në rajon. Komisioni Europian thekson se financimi i mëtejshëm do të varet nga ritmi i zbatimit të reformave.

Qendra Info by Qendra Info
07/08/2026
in Lajme
0
Ekspertiza gjermane: Ja 7 profesionet nga Shqipëria që po i kërkon Europa
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria renditet si përfituesja më e madhe e fondeve të deritanishme nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, duke marrë 212.8 milionë euro, sipas një analize të publikuar nga WeBalkans.

Analiza vlerëson se Shqipëria, së bashku me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, janë vendet që kanë bërë përparimin më të madh në zbatimin e reformave të parashikuara nga programi i Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të Komisionit Europian, që nga nisja e programit në maj të vitit 2024 janë disbursuar gjithsej 673.6 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas Shqipërisë, përfituesit kryesorë janë Serbia me 167.5 milionë euro, Maqedonia e Veriut me 142.1 milionë euro, Mali i Zi me 91.2 milionë euro, ndërsa Kosova ka përfituar 61.8 milionë euro. Bosnjë dhe Hercegovina ende nuk ka marrë pagesa nga ky mekanizëm.

Një zëdhënës i Komisioni Europian deklaroi se Plani i Rritjes ka sjellë përfitime konkrete për rajonin, duke mbështetur zbatimin e reformave që afrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor me standardet e Bashkimit Europian.

Sipas Komisionit, deri më tani janë miratuar gjashtë Axhenda Reformash, pesë vende kanë marrë parafinancimin, ndërsa katër prej tyre kanë raportuar zyrtarisht progresin në zbatimin e reformave. Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova mbeten prapa në këtë proces.

Në Shqipëri, fondet e Planit të Rritjes po investohen në modernizimin e infrastrukturës hekurudhore, zgjerimin e internetit me brez të gjerë (broadband), përmirësimin e rrjetit energjetik, pajisjen e shkollave me teknologji digjitale, si dhe në digjitalizimin e shërbimeve publike dhe thjeshtimin e procedurave për regjistrimin e bizneseve.

Komisioni Europian nënvizon se disbursimi i fondeve lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e reformave. Sipas institucionit, nëse vendet nuk respektojnë afatet e përcaktuara, rrezikojnë të humbasin një pjesë të konsiderueshme të financimit.

Brukseli paralajmëron se, nëse objektivat nuk realizohen brenda afateve, vendet e rajonit – me përjashtim të Bosnjë dhe Hercegovinës – mund të humbasin së bashku mbi 333 milionë euro nga fondet e programit.

Raporti evidenton se Mali i Zi ka avancuar në administrimin e kadastrës, eficiencën energjetike dhe reformën në drejtësi, ndërsa Maqedonia e Veriut ka shënuar progres në transparencën buxhetore, menaxhimin e financave publike dhe harmonizimin e sektorit energjetik me legjislacionin evropian. Serbia ka bërë hapa përpara me anëtarësimin në sistemin SEPA, modernizimin e rrjetit energjetik dhe rritjen e transparencës së ndërmarrjeve shtetërore, ndërsa Kosova ka nisur zbatimin e reformave pas miratimit të Axhendës së Reformave.

Në total, Shqipërisë i janë parashikuar 922.1 milionë euro nga Plani i Rritjes, ndërsa Serbia pritet të përfitojë 1.586 miliardë euro, Bosnjë dhe Hercegovina 976.6 milionë euro, Kosova 882.6 milionë euro, Maqedonia e Veriut 750.4 milionë euro dhe Mali i Zi 383.5 milionë euro.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor përfaqëson paketën më të madhe financiare të Bashkimit Europian për rajonin, me një vlerë totale prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat 2 miliardë euro janë grante dhe 4 miliardë euro kredi me kushte të favorshme.

Komisioni Europian ka bërë të qartë se të gjitha projektet e financuara në kuadër të këtij programi duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2027. Vendet që nuk përmbushin reformat e kërkuara rrezikojnë të humbasin fondet, të cilat do të rialokohen tek partnerët që avancojnë më shpejt në procesin e reformave.

Related

Previous Post

Eugen Cakolli: Vazhdimi i seancës konstituive pas afatit cenon rendin kushtetues

Next Post

Wall Street Journal: Inteligjenca amerikane vlerëson se Rusia mund të testojë NATO-n me një sulm të kufizuar

Next Post
Ish-kreu i inteligjencës ushtarake britanike: Putini përdor sozi

Wall Street Journal: Inteligjenca amerikane vlerëson se Rusia mund të testojë NATO-n me një sulm të kufizuar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.