Shpallja e aktgjykimit përfundimtar në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është shtyrë për më 20 korrik 2026.
Konfirmimi për shtyrjen është bërë nga avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, avokati Luka Mishetiq, i cili ka pohuar se raportimet për ndryshimin e datës janë të sakta.
Fillimisht, vendimi pritej të shpallej më 19 maj, brenda afateve të zakonshme procedurale. Megjithatë, sipas rregullores së gjykatës, trupi gjykues ka të drejtë të përdorë deri në 90 ditë për shpalljen e aktgjykimit, me mundësi shtyrjeje edhe për 60 ditë të tjera në raste të veçanta.
Ky proces gjyqësor konsiderohet një nga më të rëndësishmit për periudhën e pasluftës në Kosovë, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të ketë ndikim të gjerë politik dhe shoqëror.

