Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Sport

Silvinjo vendos: Dajsinani, Berisha dhe Pajaziti jashtë listës për sfidën me Letoninë

Qendra Info by Qendra Info
10/06/2025
in Sport
0
Silvinjo vendos: Dajsinani, Berisha dhe Pajaziti jashtë listës për sfidën me Letoninë
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushë sonte ndaj Letonisë me objektivin e qartë për të mbajtur gjallë ëndrrën e kualifikimit në Kupën e Botës. Por, përballja e orës 20:45 vjen me disa lëvizje në listën zyrtare të skuadrës.

Sipas burimeve të Panorama Sport, trajneri Silvinjo ka vendosur që Mario Dajsinani, Medon Berisha dhe Adrion Pajaziti të mos jenë pjesë e 23-shes zyrtare për këtë sfidë, duke i lënë jashtë formacionit dhe në tribunë.

Vendimi vjen pas nevojës për të reduktuar listën prej 27 lojtarësh në 23 emra, siç e kërkojnë rregullat e UEFA-s për ndeshjet zyrtare.

Bajrami rikthehet, Gjimshiti mungon

Në ndryshim nga ndeshja e fundit ndaj Serbisë, Adrian Bajrami rikthehet në listën e grumbulluar për shkak të mungesës së Berat Gjimshitit, i cili është i pezulluar për shkak të kartonit të verdhë të marrë në ndeshjen e kaluar.

Ndërkohë, Dajsinani, Berisha dhe Pajaziti nuk janë përfshirë as në sfidën e zhvilluar tri ditë më parë në stadiumin “Air Albania”, duke treguar se ata momentalisht nuk janë pjesë e planeve prioritare të trajnerit brazilian për ndeshjet vendimtare.

Ndeshja e vendimeve të mëdha

Shqipëria kërkon me ngulm tri pikët për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik në Kampionatin Botëror “2026”. Ndeshja ndaj Letonisë konsiderohet vendimtare në rrugëtimin kuqezi dhe pritet me interes të madh nga tifozët.

Përballja do të luhet në orën 20:45, ndërsa stadiumi është parashikuar të jetë i mbushur me tifozë që synojnë ta shtyjnë Kombëtaren drejt një tjetër fitoreje.

Related

Previous Post

Kennedy shkarkon të gjithë anëtarët e komitetit për imunizimin, shpërthen debati në SHBA

Next Post

Zafir Berisha largohet nga Nisma, rikthehet në Bashkimin Demokratik në Prizren

Next Post
Zafir Berisha largohet nga Nisma, rikthehet në Bashkimin Demokratik në Prizren

Zafir Berisha largohet nga Nisma, rikthehet në Bashkimin Demokratik në Prizren

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.