Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sorensen: Kosova dhe Serbia janë vonuar në zbatimin e marrëveshjeve, obligimet nuk janë opsionale

Qendra Info by Qendra Info
05/08/2026
in Lajme
0
Peter Sorensen, Pasardhësi i Miroslav Lajçakut për Dialogun Kosovë-Serbi
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka deklaruar se zbatimi i detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksi i Zbatimit mbetet dukshëm prapa zotimeve të marra nga Kosova dhe Serbia.

Në një intervistë për Gazetën Express, Sorensen theksoi se marrëveshjet janë ligjërisht të detyrueshme dhe se zbatimi i tyre nuk është çështje zgjedhjeje.

“Zbatimi nuk është në nivelin ku duhet të jetë. Dhe zbatimi nuk është ‘opsional’. Të dyja palët e dinë këtë; BE-ja dhe shtetet anëtare e kanë thënë këtë shumë herë”, deklaroi ai.

“Asnjëra palë nuk duhet të presë tjetrën”

Sipas emisarit evropian, nuk është me rëndësi se cila palë e bën hapin e parë, pasi të dyja kanë detyrime që duhet t’i përmbushin pa vonesa.

“Nuk bëhet fjalë për atë se kush e bën lëvizjen e parë. Asnjëra palë nuk ka nevojë të presë tjetrën”, u shpreh Sorensen.

Ai shtoi se për Kosovën, Aneksi i Zbatimit përcakton qartë obligimet që rrjedhin nga neni 7, ndërsa Serbia vazhdon të ketë detyrime të papërmbushura, përfshirë moskundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe pranimin e dokumenteve dhe simboleve shtetërore të Kosovës.

“Detyrimet e Serbisë qëndrojnë paralelisht. Të dyja janë njësoj të vonuara”, tha ai.

Marrëveshja mbetet në fuqi

Sorensen theksoi se kalimi i kohës nuk i ndryshon obligimet e marra nga palët.

“Marrëveshja e vitit 2023 dhe Aneksi i saj mbeten në fuqi. Ato janë ligjërisht të detyrueshme për të dyja palët. Kalimi i kohës nuk ndryshon asgjë”, deklaroi ai.

Takim i ri vetëm nëse priten rezultate

Duke folur për mundësinë e një takimi të ri në nivel të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Sorensen tha se një takim i tillë do të organizohet vetëm nëse ekzistojnë kushte për arritjen e rezultateve konkrete.

“Një takim i nivelit të lartë nuk është shpërblim dhe as mundësi për fotografi. Ai thirret kur mund të ndihmojë në arritjen e ndonjë rezultati”, theksoi ai.

Në fund, emisari evropian nënvizoi se, pavarësisht angazhimit të Bashkimit Evropian dhe të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, zbatimi i marrëveshjeve mbetet përgjegjësi ekskluzive e Kosovës dhe Serbisë.

“Asnjë aktor i jashtëm nuk mund t’i zbatojë këto marrëveshje në emër të tyre. Këtë mund ta bëjnë vetëm Beogradi dhe Prishtina”, përfundoi Sorensen.

Related

Previous Post

Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon

Next Post

BE-ja transferon 1.4 miliardë euro nga fitimet e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

Next Post
BE-ja transferon 1.4 miliardë euro nga fitimet e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

BE-ja transferon 1.4 miliardë euro nga fitimet e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.