Radio Evropa e Lirë raportoi përmes burimeve të veta se emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen ka udhëtuar për në Prishtinë ku do të zhvillojë sot takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Siç raporton më tej ky medium, arsyeja e vizitës së Sorensen është synimi për organizimin e një takimi të Nivelit të Lartë mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit të Serbisë.
Vetë Shefja e Diplomacisë së BE-së kishte shprehur gatishmëri dhe synim për takim të Nivelit të Lartë javë më parë pas pranimit të koncesioneve në Ligjin për të Huajt nga Qeveria e Kosovës në raport me komunitetin serb të Kosovës.

