Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sot mbyllet afati për deklarimin e koalicioneve, 18 parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje

Qendra Info by Qendra Info
07/05/2026
in Lajme
0
Shorti i KQZ-së: Ja renditja zyrtare e partive në fletëvotimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot përfundon afati zyrtar për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, si dhe për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se ky proces ka nisur më 1 maj dhe mbyllet sot, më 7 maj 2026.

Sipas tij, deri të mërkurën në orën 12:00, 18 parti politike kanë njoftuar zyrtarisht pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa katër parti kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në garën elektorale.

“KQZ ka pranuar njoftimin për pjesëmarrje në zgjedhje nga 18 parti politike, mospjesëmarrjen nga 4 të tjera dhe formimin e një koalicioni të përbërë nga dy parti politike”, deklaroi Elezi.

Deri më tani është regjistruar vetëm një koalicion parazgjedhor, i formuar nga dy parti boshnjake, Demokratska Stranka Boshnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, të cilat do të garojnë së bashku me emrin “Koalicija VAKAT”.

KQZ ka sqaruar se ky obligim vlen vetëm për 53 partitë politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës dhe nuk përfshin subjektet e reja politike, nismat qytetare apo kandidatët e pavarur.

Ndërkohë, afati për aplikimin për certifikim të subjekteve të reja politike ka nisur më 2 maj dhe do të zgjasë deri më 10 maj. Sipas Elezit, ky proces përfshin koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur që synojnë të marrin pjesë në zgjedhje.

Po ashtu, subjektet politike kanë afat deri më 12 maj për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë. KQZ ka bërë të ditur se dorëzimi do të realizohet përmes platformës elektronike, në një procedurë të ngjashme me zgjedhjet e fundit parlamentare.

Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës do të mbahen më 7 qershor 2026 dhe pritet të shoqërohen me zhvillime intensive politike, sidomos pas lëvizjeve të fundit për krijimin e aleancave dhe bashkëpunimeve mes partive kryesore në vend.

Related

Previous Post

Haxhi Avdyli i përgjigjet Vetëvendosjes: Nëse doni luftë politike, luftë do të keni

Next Post

Marco Rubio në Romë, takim me Papa Leonin XIV dhe Giorgia Melonin mes tensioneve SHBA–Vatikan

Next Post
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në sulmet izraelite ndaj Iranit

Marco Rubio në Romë, takim me Papa Leonin XIV dhe Giorgia Melonin mes tensioneve SHBA–Vatikan

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.