Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sulmi ndaj Hysni Mehanës, ndalohen dy persona për 48 orë – Sami Lushtaku s’i përgjigjet Prokurorisë

Qendra Info by Qendra Info
15/05/2026
in Lajme
0
Sulmi ndaj Hysni Mehanës, ndalohen dy persona për 48 orë – Sami Lushtaku s’i përgjigjet Prokurorisë
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për përfshirje në sulmin fizik ndaj kryetarit të Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehana.

Prokuroria ka bërë të ditur se të dyshuarit me inicialet E.L. dhe B.N. po hetohen për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, pas incidentit që ka ndodhur në Skenderaj.

Sipas njoftimit zyrtar, organet e hetuesisë kanë intervistuar të dyshuarit, si dhe viktimat H.M. (Hysni Mehana) dhe B.Z., përveç pesë dëshmitarëve që dyshohet se kanë qenë prezentë gjatë ngjarjes.

Megjithatë, hetimet ende nuk janë përmbyllur, pasi Sami Lushtaku, emri i të cilit është përmendur në lidhje me rastin, nuk i është përgjigjur ende ftesës së Prokurorisë për intervistim.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, as Kushtrim Haziri, i cili po ashtu përmendet si i dyshuar në këtë rast, nuk është paraqitur deri më tani para autoriteteve hetimore.

Rasti ka nxitur reagime politike, ndërsa pritet që hetimet të sqarojnë plotësisht rrethanat e incidentit.

Related

Previous Post

KEDS njofton ndërprerje të rrymës të premten në disa qytete të Kosovës

Next Post

Shqipëria në finalen e Eurovision 2026! Alis Kallaçi mahnit Europën me “Nân”

Next Post
Shqipëria në finalen e Eurovision 2026! Alis Kallaçi mahnit Europën me “Nân”

Shqipëria në finalen e Eurovision 2026! Alis Kallaçi mahnit Europën me “Nân”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.