Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Supremja e hedh poshtë ankesën e Blerim Isufajt për shkarkimin nga posti i kryeprokurorit

Qendra Info by Qendra Info
27/10/2026
in Lajme
0
KPK shkarkon Blerim Isufajn nga drejtimi i Prokurorisë Speciale, Dren Paca caktohet u.d.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër vendimit për shkarkimin e tij nga posti i kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale. Supremja ka vlerësuar se vendimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) është akt administrativ dhe se ligjshmëria e tij duhet të shqyrtohet përmes procedurës së konfliktit administrativ.

KPK-ja më 2 tetor 2026 kishte vendosur për shkarkimin e Isufajt, i cili më pas iu drejtua Gjykatës Supreme, duke u bazuar në Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Megjithatë, Gjykata Supreme ka konstatuar se në këtë rast nuk ekziston bazë e mjaftueshme ligjore për të ushtruar kompetencën e veçantë të paraparë me këtë ligj.

“Ankesën e ankuesit ta hedhë si të palejuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme.

Pse u shkarkua Isufaj?

Sipas konstatimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, gjatë kohës kur Blerim Isufaj drejtonte Prokurorinë Speciale kishte pasur probleme që lidhen me:

  • Keqmenaxhimin e Prokurorisë Speciale;
  • Mungesën e kompetencës në ushtrimin e funksionit të kryeprokurorit;
  • Dështimin në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive;
  • Mosplotësimin e standardeve të kërkuara të performancës.

Këto ishin arsyet e paraqitura nga KPK-ja për vendimin e shkarkimit.

Isufaj ishte propozuar edhe për kryeprokuror të Shtetit

Blerim Isufaj ka qenë një nga figurat më të kritikuara të sistemit prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila është në pushtet.

Ai ishte votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për pozitën e kryeprokurorit të Shtetit, por procesi nuk kishte përfunduar me dekretim nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Vendimi i fundit i Gjykatës Supreme lidhet me ankesën e Isufajt kundër shkarkimit nga drejtimi i Prokurorisë Speciale. Sipas vlerësimit të gjykatës, ligjshmëria e këtij vendimi duhet të kontestohet në procedurën përkatëse administrative.

Related

Previous Post

Zgjedhjet në SHBA mund të ndryshojnë raportet me Pakistanin – Çfarë pritet nëse Trump humb shumicën në Kongres?

Next Post

E mërkura me mot të vranët dhe të ftohtë, mundësi për shi e borë në male

Next Post
Moti sot, e martë, në Kosovë: Temperaturat deri në 20 gradë Celsius

E mërkura me mot të vranët dhe të ftohtë, mundësi për shi e borë në male

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.