Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Sveçla shpallet fajtor për gazin lotsjellës në Kuvend, më 8 shtator seanca për dënimin

Qendra Info by Qendra Info
02/09/2026
in Lajme
0
Sveçla në gjykatë për gazin lotsjellës: “Veprimet tona ishin politike, demarkacioni ishte gabim”
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shpallur fajtor për akuzat që lidhen me përdorimin e armës dhe bombolës së gazit në Kuvendin e Kosovës.

Gjykata ka caktuar 8 shtatorin si datën kur do të mbahet seanca për caktimin e dënimit për veprën penale.

Rasti lidhet me ngjarjen e 21 marsit 2018, kur në Kuvendin e Kosovës u hodh gaz lotsjellës gjatë seancës për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Për këtë rast, përveç Sveçlës, aktakuza e ngritur më 29 korrik 2019 përfshinte edhe ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Salih Zyba.

Gjatë seancës së kaluar, në deklarimin e tij para gjykatës, Sveçla kishte thënë se veprimi i tyre ishte politik dhe se nuk e ndiente veten fajtor.

“Nuk e ndiej veten fajtor. Akti ynë ka qenë një akt tërësisht politik, me qëllim jo të pengojmë personat në kryerjen e detyrës zyrtare, por të parandalojmë faljen ose shitjen e 8 mijë e 200 hektarëve tokë të Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Sveçla.

Ndërkohë, Gjykata ka vendosur që procedura penale ndaj Sveçlës të ndahet nga procedura ndaj të pandehurve të tjerë në këtë rast.

Seanca për caktimin e dënimit ndaj ministrit në detyrë është caktuar të mbahet më 8 shtator.

Related

Previous Post

MINTI publikon çmimet e derivateve për sot

Next Post

Evropa e alarmuar nga përshkallëzimi “hibrid” i Kremlinit

Next Post
Evropa e alarmuar nga përshkallëzimi “hibrid” i Kremlinit

Evropa e alarmuar nga përshkallëzimi “hibrid” i Kremlinit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.