Të martën në Kosovë pritet të ketë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu. Gjatë paradites do të fryjnë erëra më të ngrohta nga jugperëndimi, ndërsa gjatë ditës pritet depërtimi i një fronti të ftohtë ajror nga veriu.
Si pasojë, do të ketë dendësim të vranësirave dhe reshje kalimtare shiu, ndërsa drejtimi i erërave do të ndryshojë duke fryrë nga veriu dhe verilindja. Në viset kodrinore-malore parashihen edhe reshje kalimtare bore.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 13 gradë Celsius. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 7 m/s.

