Dy banorë të reality show-t Big Brother VIP Albania do të përballen në televotimin e radhës që do të vendosë se kush do të largohet nga shtëpia në Prime-n e ardhshëm.
Pas vendimit të liderit të shtëpisë, Miri, në nominim u dërguan katër banorë. Megjithatë, dy prej tyre arritën të shpëtojnë gjatë spektaklit.
Mateo ishte i pari që i shpëtoi televotimit, ndërsa pak minuta më vonë nga nominimi u shpëtua edhe Selin.
Kështu, në televotimin përfundimtar për eliminimin e së martës do të përballen:
-
Brikena
-
Gimbo
Publiku do të votojë me pyetjen: “Kë doni të largoni?”, dhe njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë në Prime-n e ardhshëm.

