Kompania Trafiku Urban Prishtinë ka njoftuar se më 17 Shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, të gjithë qytetarët do të udhëtojnë falas me autobusët urbanë.
Vendimi është marrë në nder të 18-vjetorit të pavarësisë dhe në mbështetje të marshit qytetar “Liria ka Emër”, bazuar në vendimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Sipas njoftimit zyrtar, lirimi nga pagesa e biletës vlen gjatë gjithë ditës së festës, më 17 Shkurt.
“Trafiku Urban” u ka uruar qytetarëve festën e pavarësisë, duke theksuar se ky vendim synon të lehtësojë qarkullimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetet dhe manifestimet që organizohen në kryeqytet.

