Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani është zotuar të mos e mbyllë më kurrë Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump e cilësoi këtë zhvillim si “një ditë të madhe për botën”, duke theksuar se kjo arterie jetike nuk do të përdoret më si mjet presioni ndaj komunitetit ndërkombëtar.
Sipas tij, Teherani ka nisur – ose tashmë ka përfunduar – procesin e heqjes së minave detare në këtë zonë strategjike, në bashkëpunim me SHBA-në. Megjithatë, presidenti amerikan nuk dha detaje konkrete mbi operacionin në terren.
“Irani, me ndihmën e SHBA-së, ka hequr ose është duke hequr të gjitha minat detare të tij. Faleminderit!”, shkroi ai.
Pavarësisht këtij zhvillimi, Trump theksoi se bllokada detare ndaj Iranit mbetet ende në fuqi, të paktën deri në arritjen e një marrëveshjeje të plotë dhe të qëndrueshme me Teheranin.
Deklarata vjen në një moment kritik për sigurinë energjetike globale, pasi çdo destabilizim në Ngushticën e Hormuzit ka ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet e naftës dhe në ekonominë botërore.

