Donald Trump ka lëshuar një kërcënim të ri ndaj Bashkimi Evropian, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave doganore deri në 100% për mallrat europiane nëse shtetet anëtare vendosin taksë dixhitale ndaj kompanive amerikane të teknologjisë.
Përplasja tregtare mes SHBA-së dhe Evropës duket se është rindezur sërish, ndërsa Trump reagoi ashpër ndaj diskutimeve në disa vende europiane për vendosjen e një takse mbi shërbimet dixhitale.
“Shumë vende europiane po diskutojnë vendosjen e afërt të një takse mbi shërbimet dixhitale që do të rëndojë kompanitë amerikane. Kushdo që do të vendosë një taksë të tillë, do të përballet menjëherë me një tarifë doganore prej 100% për të gjitha mallrat që eksporton drejt Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Trump në platformën Truth Social.
Sipas tij, kjo masë do të ketë përparësi ndaj çdo marrëveshjeje tregtare ekzistuese ose të ardhshme me vendet përkatëse.
Trump paralajmëroi gjithashtu se, nëse vendet europiane vazhdojnë me planet e tyre për taksimin e gjigantëve amerikanë të teknologjisë, tarifat doganore do të hyjnë në fuqi menjëherë.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur disa vende të Bashkimi Evropian po shqyrtojnë mekanizma të rinj fiskalë për të taksuar kompani si Google, Meta dhe Amazon, duke argumentuar se këto korporata gjenerojnë fitime të mëdha në tregun europian por paguajnë taksa relativisht të ulëta.

