Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Trump shpreh interes për pjesëmarrje në bisedimet Rusi–Ukrainë në Stamboll

Ardian Emini by Ardian Emini
12/05/2025
in Lajme
0
Bilanci i Trump/ 100 ditët e presidentit që po trondit botën
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e udhëtimit në Stamboll këtë javë, ku pritet të mbahen bisedime mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjatë një deklarate për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh optimist për takimin e paralajmëruar mes dy liderëve më 15 maj, duke theksuar se ai vetë mund të jetë i pranishëm në Turqi.

“Mendoj se mund të arrijmë një rezultat të mirë nga takimi i së enjtes në Turqi midis Rusisë dhe Ukrainës dhe besoj se të dy udhëheqësit do të jenë atje. Po mendoja të fluturoja atje. Nuk e di se ku do të jem të enjten – kam kaq shumë takime – por ekziston një mundësi për këtë. Mendoj se gjëra mund të ndodhin,” tha Trump.

Deklarata e tij vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin propozoi të dielën, më 11 maj, që Rusia dhe Ukraina të rifillojnë bisedimet e drejtpërdrejta, pa parakushte, në Stamboll më 15 maj.

Menjëherë pas këtij propozimi, Trump u bëri thirrje autoriteteve ukrainase që ta pranojnë ofertën e Putinit pa vonesë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, reagoi brenda një ore përmes një postimi në rrjetet sociale, duke konfirmuar se do të pranojë të takohet me homologun rus në Stamboll më 15 maj.

Takimi i mundshëm është parë si një hap i rëndësishëm drejt rifillimit të dialogut mes dy vendeve, në përpjekje për të ulur tensionet dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore për konfliktin që ka shkaktuar pasoja të gjera ndërkombëtare.

Related

Previous Post

ZRrE reagon ndaj deklaratave për tarifat e energjisë: Vendimmarrja është kompetencë ekskluzive e institucionit

Next Post

Parashikimi i motit për të Martën: Diell, vranësira dhe reshje të izoluara në rajon

Next Post
Parashikimi i motit për të Martën: Diell, vranësira dhe reshje të izoluara në rajon

Parashikimi i motit për të Martën: Diell, vranësira dhe reshje të izoluara në rajon

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.