Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

ZRrE reagon ndaj deklaratave për tarifat e energjisë: Vendimmarrja është kompetencë ekskluzive e institucionit

12/05/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
ZRrE reagon ndaj deklaratave për tarifat e energjisë: Vendimmarrja është kompetencë ekskluzive e institucionit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka reaguar pas disa deklaratave të dala në media, pas një takimi mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke sqaruar rolin dhe kompetencat e saj në procesin e vendimmarrjes për tarifat e energjisë elektrike. Sqarimi është publikuar në faqen zyrtare të ZRrE-së në Facebook.

ZRrE thekson se si institucion i pavarur, në përputhje me mandatin e saj ligjor, është përgjegjëse për rregullimin, mbikëqyrjen dhe monitorimin e sektorit të energjisë në Republikën e Kosovës. Një nga funksionet kryesore të saj është shqyrtimi dhe miratimi i tarifave të energjisë elektrike, duke u bazuar në Metodologjinë tarifore dhe parime të tilla si transparenca, drejtësia, jo-diskriminimi dhe qëndrueshmëria financiare e sistemit energjetik.

Reagimi i ZRrE-së vjen si përgjigje ndaj pretendimeve se “vetëm qeveria mund ta shtyjë vendimin për shtrenjtimin e rrymës”, deklarata të cilat institucioni i ka quajtur të pasakta dhe të papajtueshme me kornizën ligjore që rregullon sektorin e energjisë në Kosovë.

ZRrE ka sqaruar se vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e saj dhe asnjë institucion tjetër nuk ka mandat ligjor për t’i anuluar apo shtyrë ato. Sipas sqarimit, qeveria mund të ndikojë vetëm përmes subvencionimit të drejtpërdrejtë të konsumatorëve, por kjo nuk përbën ndërhyrje në procesin e vendimmarrjes rregullative.

Po ashtu, ZRrE thekson se vendimet e saj nuk mund të kontestohen nga asnjë institucion publik përveç gjykatës kompetente, në përputhje me Ligjin për Konfliktet Administrative.

Në lidhje me kalimin e konsumatorëve komercialë në tregun e lirë të energjisë, ZRrE kujton se ky proces është i paraparë me direktivat evropiane të inkorporuara në legjislacionin e Kosovës që nga viti 2016. Deri më tani, pesë konsumatorë janë furnizuar përmes tregut të hapur, ndërsa vonesat në këtë drejtim kanë ardhur si pasojë e pandemisë dhe krizës energjetike.

ZRrE njofton se kushtet për treg të hapur janë tashmë të plotësuara dhe se institucioni do të monitorojë nga afër çdo hap të këtij procesi, me qëllim të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve dhe respektimit të normave ligjore.

Burimi: Zyra e Rregullatorit për Energji – Facebook

Related

Previous Post

Carlo Ancelotti nënshkruan kontratë me Brazilin – do të fillojë si trajner i Kombëtares në maj

Next Post

Trump shpreh interes për pjesëmarrje në bisedimet Rusi–Ukrainë në Stamboll

Next Post
Bilanci i Trump/ 100 ditët e presidentit që po trondit botën

Trump shpreh interes për pjesëmarrje në bisedimet Rusi–Ukrainë në Stamboll

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Peci reagon ashpër ndaj Abdixhikut pas kritikave ndaj Donika Gërvallës: “Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku?”

Peci reagon ashpër ndaj Abdixhikut pas kritikave ndaj Donika Gërvallës: “Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku?”

20/06/2025
Opozita e përçarë e Iranit ndien se momenti i saj ka ardhur

Opozita e përçarë e Iranit ndien se momenti i saj ka ardhur

20/06/2025
KESCO njofton se KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

KESCO njofton se KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20/06/2025
Milani në bisedime me Bayer Leverkusen për Granit Xhakën

Milani në bisedime me Bayer Leverkusen për Granit Xhakën

20/06/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Peci reagon ashpër ndaj Abdixhikut pas kritikave ndaj Donika Gërvallës: “Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku?”

Peci reagon ashpër ndaj Abdixhikut pas kritikave ndaj Donika Gërvallës: “Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku?”

20/06/2025
Opozita e përçarë e Iranit ndien se momenti i saj ka ardhur

Opozita e përçarë e Iranit ndien se momenti i saj ka ardhur

20/06/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info