Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Tusk paralajmëron: Putin po përgatitet për një konflikt më të gjerë

Qendra Info by Qendra Info
18/09/2026
in Lajme
0
Polonia neutralizon dron mbi ndërtesat qeveritare, arrestohen dy shtetas bjellorusë
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Paralajmërimi i kryeministrit polak, Donald Tusk, vjen pasi Varshava vendosi të mbyllë përkohësisht hapësirën e saj ajrore, të vërë në gatishmëri avionët luftarakë dhe të pezullojë operacionet në aeroporte, në përgjigje të sulmit të fundit rus.

Duke folur para parlamentit polak, Tusk tha se agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë konfirmuar se presidenti rus, Vladimir Putin, po përgatitet për një konflikt më të gjerë.

“Ne e dimë se ai po planifikon diçka të keqe. Megjithatë, detyra më e rëndësishme për ne është të përgatitemi për skenarë të ndryshëm. Ne nuk do t’i pranojmë me naivitet mesazhet se Rusia ka vullnet të mirë dhe se do të fillojë të sillet siç duhet. Nuk ka asnjë tregues për këtë”, tha kryeministri polak.

Tusk argumentoi se informacioni në dispozicion të agjencive perëndimore të inteligjencës është “shumë i qëndrueshëm dhe bindës”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Moska, në të ardhmen, mund t’i paraqesë sulmet e saj si “aksidente”, me qëllim testimin e vendosmërisë dhe reagimit të NATO-s.

Related

Previous Post

Lufta SHBA-Izrael–Iran, drejtpërdrejt: Goditet një tjetër cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Next Post

FFK konfirmon pensionimin e Valon Berisha dhe Fidan Aliti

Next Post
FFK konfirmon pensionimin e Valon Berisha dhe Fidan Aliti

FFK konfirmon pensionimin e Valon Berisha dhe Fidan Aliti

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.