Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Universiteti “Haxhi Zeka” finalizon prioritetet strategjike për periudhën 2026-2030

Qendra Info by Qendra Info
10/06/2026
in Lajme
0
Universiteti “Haxhi Zeka” finalizon prioritetet strategjike për periudhën 2026-2030
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë ka vazhduar procesin e hartimit dhe finalizimit të Planit Strategjik 2026-2030, duke zhvilluar ditën e dytë të punimeve kushtuar përcaktimit të prioriteteve zhvillimore dhe objektivave strategjike që do të udhëheqin institucionin gjatë pesë viteve të ardhshme.

Në këtë proces janë përfshirë anëtarët e Këshillit Drejtues, Rektori, prorektorët, dekanët e njësive akademike, Sekretari i Përgjithshëm, si dhe përfaqësues të zyrave relevante të universitetit, të cilët po kontribuojnë në ndërtimin e një vizioni të përbashkët për zhvillimin institucional.

Gjatë punimeve janë trajtuar një sërë prioritetesh kyçe, që lidhen me qeverisjen dhe menaxhimin institucional, avancimin e cilësisë në mësimdhënie dhe të nxënit, zhvillimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit, ndërkombëtarizimin, mbështetjen e studentëve, transformimin digjital, zhvillimin e ekosistemit universitar dhe modernizimin e infrastrukturës.

Sipas universitetit, ky proces gjithëpërfshirës synon të forcojë bazat për një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke konsoliduar pozitën e UHZ-së si një institucion modern, inovativ dhe konkurrues në hapësirën evropiane të arsimit të lartë.

Plani Strategjik 2026-2030 do të shërbejë si dokumenti kryesor orientues për zhvillimin akademik, shkencor dhe institucional të universitetit, duke reflektuar përkushtimin e tij ndaj cilësisë, inovacionit, ndërkombëtarizimit dhe shërbimit ndaj studentëve dhe shoqërisë.

Universiteti “Haxhi Zeka” thekson se mbetet i përkushtuar ndaj një zhvillimi të profilizuar dhe të orientuar drejt sfidave dhe mundësive të së ardhmes.

Related

Previous Post

10-vjeçarja në tubimin zgjedhor, Supremja konfirmon ndëshkimin: VV dënohet me 5 mijë e 100 euro.

Next Post

Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen.

Next Post
Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen.

Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.