Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Universiteti i Prishtinës nderon me titullin “Doctor Honoris Causa” Joe dhe Shirley DioGuardi

Qendra Info by Qendra Info
26/08/2026
in Lajme
0
Universiteti i Prishtinës nderon me titullin “Doctor Honoris Causa” Joe dhe Shirley DioGuardi
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti i Prishtinës ka nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” kongresistin amerikan me origjinë shqiptare Joseph J. DioGuardi dhe veprimtaren Shirley Cloyes DioGuardi, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre të gjatë në mbështetje të Kosovës dhe të shqiptarëve.

Në ceremoninë solemne, rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, vlerësoi rolin e çiftit DioGuardi në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në sensibilizimin e institucioneve amerikane për situatën e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

Hajrullahu theksoi se DioGuardi dhe Cloyes DioGuardi nuk i kanë dhënë Kosovës vetëm mbështetje politike, por edhe “zë atëherë kur zëri i saj mezi dëgjohej”, si dhe mbështetje në periudha vendimtare të historisë së saj.

Misioni i senatorëve amerikanë në Prishtinë

Rektori përmendi si një nga momentet e rëndësishme të veprimtarisë së tyre 29 gushtin 1990, kur shtatë senatorë amerikanë, të udhëhequr nga senatori Robert J. Dole, vizituan Prishtinën në kuadër të një misioni faktmbledhës.

Sipas Hajrullahut, puna e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e udhëhequr nga Joseph dhe Shirley DioGuardi, luajti rol të rëndësishëm në informimin dhe sensibilizimin e opinionit dhe politikës amerikane për zhvillimet në Kosovë.

Ai vlerësoi gjithashtu këmbënguljen e tyre në institucionet amerikane, duke theksuar se ata ishin ndër zërat e hershëm që kërkuan një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

Në fjalimin e tij, rektori rikujtoi edhe sloganin e njohur të Ligës:

“Pavarësi për Kosovën Tani – E Vetmja Rrugë Drejt Paqes në Ballkan.”

“Në Kosovë nuk jeni mysafirë”

Në fund të fjalimit, rektori Hajrullahu iu drejtua Joe dhe Shirley DioGuardi me një mesazh simbolik mirënjohjeje:

“Në Universitetin e Prishtinës derën do ta keni gjithmonë të hapur. Këtu, ashtu si kudo në Kosovë, nuk jeni mysafirë; jeni në shtëpinë tuaj.”

Dhënia e titullit “Doctor Honoris Causa” për çiftin DioGuardi vjen në kuadër të një ceremonie që synon të nderojë një kapitull të rëndësishëm të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe kontributin e tyre shumëvjeçar në promovimin e çështjes së Kosovës në Shtetet e Bashkuara.

Related

Previous Post

Nis ndërtimi i fazës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, në ceremoni marrin pjesë Mickoski dhe Kurti

Next Post

E rëndë në Kosovë: Babai sulmohet fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur, rasti në Polici

Next Post
E rëndë në Kosovë: Babai sulmohet fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur, rasti në Polici

E rëndë në Kosovë: Babai sulmohet fizikisht nga dy djemtë e tij të mitur, rasti në Polici

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.