Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Vdes personi i lënduar në aksidentin mes trenit dhe një makine pune në Klinë

Qendra Info by Qendra Info
13/05/2026
in Lajme
0
LAJMI I FUNDIT: Vdes edhe e dyshuara për vrasjen në Majac të Podujevës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda të marra në aksidentin mes një treni të udhëtarëve dhe një makine pune, që kishte ndodhur javën e kaluar në Klinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 6 maj 2026, rreth orës 12:40, në fshatin Jagodë të Klinës, ku u përfshinë një tren i udhëtarëve dhe një makinë pune.

Menjëherë pas incidentit, njësitet policore kishin dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i lënduar ishte dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Policia bëri të ditur se më 13 maj 2026, rreth orës 03:50, është njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.

Related

Previous Post

Udhëkryqi i Ankarasë: Riarmatimi, rreziku dhe perspektiva e luftës me Izraelin

Next Post

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta bie në 1.59 euro për litër

Next Post
Katastrofale dhe e papërballueshme”, qytetarët shpërthejnë për çmimin e naftës

Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë, nafta bie në 1.59 euro për litër

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.