Partia Demokratike e Kosovës ka votuar kundër përfshirjes së Fatmir Limajt në listën për zgjedhjet e 7 qershorit. Vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë, ka kumtuar Kreu i PDK-së, Bedri Hamza.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, foli me optimizëm për përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ai tha se e mirëpresin kontributin e ofruar nga Fatmir Limajt dhe tha se është i bindur se kjo përkrahje do tarrisë PDK-në, por tha se ai “fillimisht duhet të ndodhë një përkrahje pë Partinë Demokratike të Kosovës”.
“Në listë do të ketë vajza, gra, djem, burra me shumë vlera. Një pjesë e madhe e tyre do të jenë që garojnë për herë të parë oër deputet dhe jam i lumtur që po ka njerëz të përgatitur që po bashkëngjiten në radhët e PDK-së”, tha Hamza.
Hamza tha se Limajn e ka mik dhe ka punuar gjatë me të, por tha se këtë herë ai “nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së”.
“Është diskutuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Është qëndrim i përgjithshëm që e presim dhe e mirëpresim kontributin e zotit Limaj, të Nismës Socialdemokrate që në këto zgjedhje do t’ia japin PDK-së”, tha ai.
