E marta në Kosovë pritet të sjellë mot të ndryshueshëm, me alternime mes diellit dhe vranësirave që gjatë ditës do të zhvillohen duke kushtëzuar rrebeshe afatshkurtra shiu.
Lokalisht priten edhe vetëtima dhe bubullimë, por reshjet do të jenë të karakterit të izoluar dhe nuk do të përfshijnë gjithë territorin.
Herë pas here do të fryjnë erëra të fuqishme nga jugperëndimi, duke ruajtur temperaturat relativisht të larta.
Temperaturat do të luhaten nga 10°C minimalja deri në 24°C maksimalja.

