Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Vidhin brenda veturave të dasmorëve pasi hynin në restorant, Policia e Kosovës arreston 3 persona në Obiliq.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
22/07/2026
in Category
0
Vidhin brenda veturave të dasmorëve pasi hynin në restorant, Policia e Kosovës arreston 3 persona në Obiliq.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, sot hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqi, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve nga veturat.

Bazuar në hetimet e deritanishme, personat e arrestuat dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar, duke përdorur vetura me qira për të kryer veprimtarinë kriminale.

Ata dyshohet se kanë hyrë në parkingjet e restoranteve gjatë kohës kur zhvilloheshin ahengje, organizime familjare, ku kanë lëvizur nëpër parkingje duke identifikuar automjete të pambyllura, nga ku dyshohet të kenë vjedhë para dhe sende të tjera me vlerë.

“Nga hetimet e zhvilluara deri më tani, ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit nuk kanë vepruar vetëm në rajonin e Prishtinës, por kanë kryer vepra penale të së njëjtës natyrë edhe në rajone të tjera të Kosovës.Aktualisht hetuesit policor të Obiliqit në koordinim me njësitë të hetimeve të të gjitha rajoneve të Kosovës si dhe prokurorinë, po vazhdojnë veprimet hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rasteve.Me vendim të prokurorit, tre personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre po vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore”, njofton Policia.

Related

Previous Post

Haga: Qendra e paraburgimit përmbush kushtet e trajtimit njerëzor e të dinjitetshëm, mund të ruhen raportet personale e kontaktet.

Next Post

Arrestohet një person i dyshuar për sulm dhe kanosje ndaj gjyshërve në Shtime

Next Post
Ekstradohet nga Italia i dënuari për “Vrasje në tentativë”, dënim 20 muaj burg

Arrestohet një person i dyshuar për sulm dhe kanosje ndaj gjyshërve në Shtime

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.