Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm fizik dhe kanosje ndaj familjarëve të tij në një fshat të Komunës së Shtimes.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 22 korrik 2026, rreth orës 12:00, kur pas një mosmarrëveshjeje, një 25-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij dhe e ka kanosur atë.
Më pas, rreth orës 13:00, i dyshuari dyshohet se ka hedhur një shishe qelqi në drejtim të gjyshit të tij, por fatmirësisht ai nuk ka pësuar lëndime.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit dhe nuk ka qenë në gjendje të deklarohet para organeve kompetente.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste për veprat penale “Sulm” dhe “Kanosje”, ndërsa ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

