Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit.
Osmani ka publikuar një video në rrjete sociale.
Ajo ka thënë se rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli. Ka ftuar për bashkim, dhe ka goditur Albin Kurtin.
“Mirëmengjes të dashur qytetarë. Mbrëmë ka qenë natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngritët në momentet edhe shumë më të rënda. Ka ardhur momenti që të jepim dashni, për vendin tonë. Mjaft më me propagandë, mjaft me urrejtje, përçarje, ndjellje të frikës, mjaft më. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashni për njëri-tjetrin dhe vendin tonë, aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Iu ftoj të bashkoheni në këtë mision, sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë, hapen nga populli”, tha Osmani.

