Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Von der Leyen sot në Tiranë, zbardhet agjenda: Takim me Ramën dhe konferencë për shtyp

Qendra Info by Qendra Info
30/09/2026
in Lajme
0
Von der Leyen filloi një turne në Ballkan: “Zgjerimi i BE-së është prioriteti im”

Albania's Prime Minister Edi Rama (L) and President of the European Commission Ursula von der Leyen pose prior to a meeting at the Government Headquarters in Tirana, on October 23, 2024. EU chief Ursula von der Leyen arrived in Albania on October 23 at the start of a tour of six Balkan nations hoping to join the bloc, as signs emerge that enlargement is back on the Brussels agenda.,Image: 925436804, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no

0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, viziton sot Tiranën, në kuadër të turit të saj të gjashtë vjetor në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës, von der Leyen do të zhvillojë takime me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministrin Edi Rama. Në fokus të vizitës janë hapat e ardhshëm të vendeve të rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe procesi i integrimit gradual, i mbështetur nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, me vlerë 6 miliardë euro.

Takimi me Ramën në orën 16:30

Sipas agjendës së publikuar nga autoritetet shqiptare, Presidentja e Komisionit Evropian do të mbërrijë në Kryeministri në orën 16:30, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Pas takimit, nga ora 17:30 deri në 18:00, Rama dhe von der Leyen do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Vizita në Tiranë është pjesë e një turi treditor në katër vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Më 1 tetor, von der Leyen në Prishtinë

Pas Shqipërisë, von der Leyen do të udhëtojë të enjten drejt Prishtinës, ku do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Më vonë gjatë së njëjtës ditë, ajo do të vizitojë Podgoricën, ndërsa turi do të përfundojë më 2 tetor në Shkup.

Në kuadër të vizitës, Presidentja e Komisionit Evropian pritet të vizitojë edhe projekte të financuara nga BE-ja në rajon.

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se von der Leyen nuk do të vizitojë gjatë këtij turi Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në këto vende, ndërsa ka paralajmëruar se vizitat në të dyja shtetet do të zhvillohen në një moment të mëvonshëm.

Related

Previous Post

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj A.D. për krime lufte në Kaçanik

Next Post

Kindergeld rritet në Gjermani nga 2027: Ja sa më shumë do të marrin familjet shqiptare

Next Post
Pesë vjet punë në Gjermani mjaftojnë për pension, por shuma mbetet e ulët

Kindergeld rritet në Gjermani nga 2027: Ja sa më shumë do të marrin familjet shqiptare

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.