Xabi Alonso pritet të bëhet trajneri i ri i Chelseat, sipas raportimeve të fundit që po qarkullojnë në mediat sportive.
Sipas këtyre pretendimeve, strategu spanjoll tashmë i ka dhënë dritën jeshile klubit londinez, ndërsa marrëveshja finale mes palëve pritet të mbyllet shumë shpejt.
Raportohet se drejtuesit e Chelseat po përgatisin edhe njoftimin zyrtar, i cili mund të publikohet në ditët në vijim.
Nëse konfirmohet, Alonso do të merrte drejtimin e “Bluve” në një moment kyç për klubin, që synon rikthimin në elitën e futbollit anglez dhe evropian.
Megjithatë, deri tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga Chelsea apo vetë Xabi Alonso.

