Xhavit Haliti, një nga themeluesit e Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe figurë e njohur politike e Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar këtë të enjte për Euronews Albania lidhur me pretendimet për pjesëmarrjen e Dritan Goxhaj në radhët e UÇK-së.
Haliti tha se pjesëmarrja e Goxhajt është lehtësisht e verifikueshme, duke theksuar se ai e ka parë gjatë periudhës së demilitarizimit të UÇK-së dhe jo gjatë luftimeve aktive.
“Pa uniformë ka qenë. Po ajo ka qenë periudha e demilitarizimit të UÇK-së, nuk ka qenë koha kur është luftuar,” u shpreh Haliti.
Ai shtoi se personalisht nuk ka njohuri për pjesëmarrjen e Goxhajt në beteja konkrete dhe se nuk ka qenë eprori i tij.
“Unë nuk i di nëpër beteja kush ka marrë pjesë. Nëse ka qenë pjesë, le të tregojë nën komandën e kujt ka qenë. Pastaj kjo është e verifikueshme,” deklaroi Haliti.
Sipas tij, mënyra më e thjeshtë për të vërtetuar përfshirjen e dikujt në luftë është identifikimi i komandantit nën të cilin ka shërbyer.
Komenton edhe debatet për pagesat e veteranëve
Xhavit Haliti komentoi edhe debatet rreth pagesave dhe statusit të veteranëve, duke thënë se zhurma publike rreth kësaj çështjeje nuk është e drejtë.
Ai përmendi edhe rastin e Tahir Sinani, figurë e njohur e luftërave në Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar kontributin e tij në tri luftëra.
“Zhurma për pagesat nuk është e drejtë. Nuk është e drejtë,” tha Haliti.
Sipas tij, Tahir Sinani ka marrë pjesë në luftën e Kosovës, Maqedonisë Veriore dhe në konflikte të tjera rajonale, ku edhe humbi jetën.

